Sot Kosova-Izraeli, Dardanët e rinj kërkojnë t’u kthehen fitoreve
Kombëtarja e Kosovës U21 sot përballet me Izraelin në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025.
Për shkaqe sigurie kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Dardanët U21 nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani dhe ndihmësve të tij dje kanë mbajtur stërvitjen e fundit para duelit me izraelitët.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe optimiste për një rezultat pozitiv në duel me Izraelin.
Kosova në duel me Izraelin synon t’i kthehet fitoreve pas dy barazimeve në dy sfidat e fundit.
Ndeshja Kosova-Izraeli fillon në orën 13:00.