Sot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

Sot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun, lider shpirtëror i mbi 1.3 miliardë katolikëve në mbarë botën. Ai ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte një infeksion respirator dhe komplikime kardiake.

Varrimi i Papës Françesku do të zhvillohet të shtunën, në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan, me një ceremoni të thjeshtë dhe pa ‘zbukurime të tepruara’, kjo njëherësh ishte edhe dëshira e tij. Ceremonia do të udhëhiqet nga Kardinali Giovanni Battista Re, ajo do të përfshijë Meshën e Requiemit, pasuar nga ceremonia e “Ultima commendatio” dhe “Valedictio”, ku Papës do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në përputhje me dëshirat e Papës, trupi i tij do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë Madhe, në Romë, në një niçë të veçantë pranë Kapelës Pauline. Ky është një vendim i veçantë, pasi Papa Françesku është Papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit që nga Papa Leo XIII në vitin 1903.

Në funeralin e Papës Françesku pritet të marrin pjesë mbi 50 liderë botërorë. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë  edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, si edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Po ashtu, pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë politikë fetarë nga mbarë bota.

Kjo tregon për ndikimin të gjerë dhe të thellë të Papës Françesku në arenën ndërkombëtare.

Papa Françesku më 20 prill të këtij viti bëri paraqitjen e tij të fundit publike në Sheshin Shën Pjetër, ku apeloi për një armëpushim në Gazë. Ai vdiq vetëm një ditë pas, më 21 prill në orën 07:35, në rezidencën e tij në Domus Sanctae Marthae, pas një goditjeje cerebrale dhe arresti kardiak.

Trupi i Papës Françesku, pas vdekjes, u ekspozua për nderim publik në Bazilikën e Shën Pjetrit, më 22 prill ku mijëra besimtarë vijnë për të bërë homazhe.

Ndërsa sot më 26 prill ceremonia e varrimit do të mbahet në Sheshin Shën Pjetër, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë dhe besimtarëve nga e gjithë bota.

Papa Françesku, lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike. Ai u zgjodh Papa më 13 mars 2013, duke u bërë Papa i parë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit në historinë e Kishës Katolike.

Gjatë papnisë së tij, ai u dallua për thjeshtësinë, angazhimin për të varfrit dhe të margjinalizuarit, si dhe për promovimin e dialogut ndërfetar. Papa Françesku gjithashtu ishte një kritik i ashpër i ndryshimeve klimatike dhe i politikave që injorojnë të drejtat e njeriut.

Varrimi i Papës Françesku është një ngjarje e rëndësishme për Kishën Katolike dhe për botën në përgjithësi. Ai la pas një trashëgimi të pasur, duke u kujdesur për të varfrit, promovuar paqen dhe bashkëjetesën ndërfetare, raporton rtk.

Share This