Sot filloi turneu tradicional “Lika Cup” në St.Gallen
Sot filloi turneu tradicional i futbollit të vogël “Lika Cup”, i organizuar nga KF Dardania në St. Gallen.
Çdo vit që kalon, turneu po zgjon interesim gjithnjë e më të madh. Këtë edicion, 64 ekipe janë pjesëmarrëse të përkrahur nga mijëra tifozë shqiptarë e të huaj. Përtej garës, shpërblimeve e medaljeve, qëllimi kryesor i turneut “Lika Cup” është bashkimi i gjithë shqiptarëve për të kaluar së bashku një fundjavë.
Shumë prej futbollistëve pjesëmarrës kanë pasur karrierë profesionale, duke përfshirë këtu edhe lojtarë që kanë luajtur në Superligën e Kosovës.
“Lika Cup” zhvillohet në sistem grupor me pikë, pastaj me ndeshje eliminimi direkt, që zgjatë 8 minuta. Finalja e madhe zhvillohet të dielën nga ora 19:00.
Fituesit shpërblehen me 2 mijë frangë.