
Sot festohet Fitër Bajramit
Në Kosovë dhe gjithë botën besimtarët e fesë islame festojnë sot Fitër Bajramin. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi ka filluar në orën 05:41, ‘me faljen e namazit të sabahut, të cilit i prini Hetem ef. Sopjani, pas të cilit ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e mbajti Agim ef. Hyseni, anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.Namazi i Fitër Bajramit u falë në orën 06:59 minuta’.
Me këtë rast , Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
Ai ka theksuar se feja islame angazhohet për formimin e një shoqërie të shëndoshë dhe humane, duke shtuar se nëse njeriu lufton drejt do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.
“Është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”, ka theksuar Tërnava, raporton rtk.
Bajrami zakonisht përcillet më gëzime dhe emocione si dhe me lutje e festë që zakonisht përfshijnë vizita familjare, tubime, dalje dhe veshje të reja