Sot Ballkani-Larne, Drita sfidon Auda-n

Sot Ballkani-Larne, Drita sfidon Auda-n

Kampioni i Kosovës, Ballkanit sot përballet me Larne e Irlandës së Veriut, dueli ky që luhet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ballafaqimi mes skuadrës sonë dhe Larne, transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo sfidë pritet të prodhojë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë këtë rund të garave dhe të jenë më afër fazës së grupeve të kësaj ligë evropiane.

Ballkani tashmë ka bërë përgatitjet e duhura për duelin me Larne dhe synon të marrë rezultat të favorshëm për sfidën kthyese që luhet pas një javë në Irlandë.

Ndeshja Ballkani-Larne fillon në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndërkohë, Drita, një tjetër skuadër e njohur në vendin tonë, do të luajë në udhëtim tek Auda e Letonisë.

Gjilanasit kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në dy duelet e mëparshëm të këtij rangu të garave, andaj edhe në sfidën e radhës kërkon rezultat pozitiv për ndeshjen kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’.

Përballja mes Auda-s dhe Dritës starton në orën 17:00.

Share This