Sot Australi-Angli, gjysmëfinalja e Botërorit, live në RTK

Kampionati Botëror i futbollit për femra, tashmë ka ardhur në fund të rrugës.

Pas Spanjës, e cila ka siguruar finalen e madhe të kësaj garë prestigjioze, sot do të mësohet edhe finalisti, ku do të përballen Australia dhe Anglia, ndeshje kjo që do të luhet në Sidnej dhe që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjysmëfinalja e dytë e këtij Botërori, mes Australisë dhe Anglisë, parashikohet të sjellë një ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat kanë shfaqur formë të lartë në këtë eveniment të futbollit.

Vashat e të dy Kombëtarëve synojnë fitore në mënyrë që të sigurojnë finalen e këtij Botërori, ku i pret Spanja.

Ndeshja mes Australi dhe Anglisë starton në orën 12:00.

Share This