Sonte Viktoria Plzen-Ballkani

Sonte Viktoria Plzen-Ballkani

Kampionin e Kosovës Ballkanin sonte e pret një përballje mjaftë e vështirë si mysafir i Viktoria Plzen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së parë për grupet në Ligën e Konferencës.

“Xhebrailat” do të kenë punë me gjigantin çek skuadër kjo që e kishte eliminuar Dritën në ndeshjet kualifikuese.

Plzen padyshim është favorit, mirëpo trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp deklaroi se do të synojnë të bëjnë më të mirën.

“Do jetë ndeshje e vështirë, kundërshtari po kalon formë shumë të mirë. Ne kemi shumë respekt për nivelin e Viktoria Plzen, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e vet, shpresojmë që duke pasur edhe fatin të marrim rezultat pozitiv”.

“Nuk i tregoj planet e ndeshjes, por që besoj që favorit është Viktoria Plzen, por ne kemi masat tona që t’i kundërvihemi, për detajet tjera i shohim në fushë, sa më mirë që të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Kujtojmë, përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.

Share This