Sonte Shqipëri-Ukrainë, kuqezinjtë synojnë fitore
Kombëtarja e Shqipërisë sonte në ‘Air Albania’ do të ndeshet me Ukrainën, në sfidën e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë në duel me ukrainasit vijnë pas barazimit pa gola me Çekinë, duel ky i zhvilluar tri ditë më parë në Tiranë.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho në përballje me Ukrainën synojnë pikët maksimal për të shpresuar në ‘kiksin’ e Çekisë në duel me Gjeorgjinë në garën për kreun e tabelës.
Skuadra shqiptare mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit përgatitore dhe tashmë kuqezinjtë janë gati për ballafaqimin me ukrainasit.
Ndeshja Shqipëri-Ukrainë fillon në orën 20:45.