Sonte shfaqet super Hëna
Hëna e plotë që do të shfaqet sonte, në orën 20:26 do të jetë një super Hënë, sipas sicence.nasa.gov.
Hëna do të shfaqet e plotë për tre ditë deri në mëngjesin e së mërkurës.
Termi “superhëna” u krijua nga astrologu Richard Nolle në 1979 si një Hënë e re ose e plotë që ndodh kur Hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën.
Meqenëse, në të vërtetë, nuk shohim Hëna të reja, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut janë superhënat e plota pasi ato janë Hënat e plota më të mëdha dhe më të ndritshme të vitit.
Kjo do të jetë e para nga katër superhënat radhazi këtë vit (me Hënat e plota në shtator dhe tetor praktikisht të lidhura për më të afërt e vitit).
Edhe pse nuk do të duket blu, si Hëna e tretë e plotë në një sezon me katër Hëna të plota, kjo do të jetë një Hënë blu.
Përdorimi i parë i regjistruar i togfjalëshit “Hëna blu” në anglisht daton që nga viti 1528.
Spekulimet mbi origjinën e termit përfshijnë një frazë të vjetër angleze që do të thotë “hëna tradhtare” (sepse ajo çoi në gabime në përcaktimin e datave për Kreshmën dhe Pashkët).
Që nga vitet ‘40, termi “Hëna blu” është përdorur gjithashtu për Hënën e dytë të plotë në një muaj që ka dy Hëna të plota. /atsh/