Sonte mbrëmja e madhe e boksit “The Show Must Go On 3”

Sonte mbrëmja e madhe e boksit “The Show Must Go On 3”

Në Magdeburg të Gjermanisë, sonte zhvillohet mbrëmja e madhe e boksit profesionist “The Show Must Go On 3”.

Pas konferencës së fundit të mbajtur të enjten, e premtja ka kaluar në ritmin e matjeve zyrtare, në të cilat, të gjithë garuesit kanë dalë sipas normave.

Mbrëmja e së shtunës do t’i ketë në program 8 meçe, prej të cilave, 4 duelet kryesore vijnë në transmetim të drejtpërdrejt në RTK.

Në orën 21:00, kur edhe fillon programi në transmetuesin publik, do të ngjitet në ring Miridon Mulolli, i cili përballë do ta ketë çekun Miroslav Serban në kategorinë velter.

Ish-kampioni i botës Tyron Zeuge nga Gjermania, do të ndeshjet me Nasser Bukanya nga Holanda, në duelin e vlefshëm për kategorinë super të mesme.

Dy meçet e fundit, pritet të jenë qershia mbi tortë, kur në ring fillimisht do të ngjitet nipi i legjendës Luan Krasniqi, Ardiani, i cili të premten mbushi 27 vjet.

Ardian Krasniqi do të garojë për brezin e Kampionit të Gjermanisë – BDB, përballë gjermanit Deniz Altz.

Mbrëmja do të mbyllet me duelin e fundit të planifikuar, mes Tom Schwarz dhe ukrainasit Konstantyn Dobryshchenko, në kategorinë e rëndë.

Organizatori i “The Show Must Go On 3”, Burim Sylejmani nga Fides Sports,për RTK-në ka thënë se “gjithçka është gati në aspektin teknik dhe organizativ dhe se sonte vërtetë pritet një spektakël i veçantë”.

 

Share This