Sonte do të luhet “El Clasico” e basketbollit kosovar
Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar.
Sigal Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë duelin e dytë gjysmëfinal të “play-offit” të Superligës.
Duelin e parë e fituan mitrovicasit në palestrën e sporteve “Minatori” me rezultat 87:81.
Nënkampionët e Kosovës e synojnë sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve edhe fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit, të prirë nga tifozët e tyre të zjarrtë “Plisat”, synojnë ta barazojnë serinë në 1:1.
Skuadra që i shënon tri fitore do të kualifikohet në finale, derisa për t’u shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore, raporton GE.
Ndeshja mes dy rivalëve të moçëm Sigal Prishtina dhe Trepça do të luhet sonte duke filluar nga ora 19:00.