Sonte Dinamo-Ballkani, kampioni i Kosovës synon kualifikimin

Sonte Dinamo-Ballkani, kampioni i Kosovës synon kualifikimin

FC Ballkani sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit të tyre.

Kampioni i Kosovës përballet me Dinamon e Zagrebit në “Maksimir”, në sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra jon kërkon vetëm fitore me shpresën që Plzen ta mposht Astanen, dhe kështu të avancojnë në rrethin e 32 skuadrave më të mira.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e pranoi se synimi i Ballkanit është fitorja, megjithatë sipas tij, Dinamo është favorit.

“Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë”.

“Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’. Sigurisht që kemi bërë një rrugëtim për të dytin vit në këtë garë që është historike për Kosovën dhe kur luajmë në këto nivele gjithmonë kemi përballë ekipe shumë më të mira se ne në çdo aspekt. Edhe kur luan për barazim është shumë vështirë, lëre më për fitore”.

Përballja mes Dinamos dhe Ballkanit fillon në orën 21:00.

Share This