Sonte derbi i javës, Arsenal-Man Utd

Sonte derbi i javës, Arsenal-Man Utd

Sonte me fillim nga ora 17:30 në “Emirates Stadium” do të zhvillohet derbi i kësaj javë në top-ligat evropiane të futbollit.

Nënkampioni i Anglisë, Arsenali do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit.

Pas tri ndeshjeve të para, Arsenali ka dy fitore dhe një barazim, kurse “Djajtë e Kuq” kanë dy fitore dhe një humbje.

Të dyja skuadrat do të hyjnë me qëllimin e vetëm, tri pikët nga kjo përballje, shkruan Express.

Kjo pasi që në të kundërtën, Manchester City do të ikte shumë larg në krye të renditjes tabelare.

Share This