Solskjaer për Ronaldon: Komplikoi planet e Manchester United
Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United filloi në një klimë të madhe entuziazmi, por përfundoi keq, siç e dinë të gjithë, me një ndarje të stuhishme përpara se sulmuesi portugez të transferohej në Arabinë Saudite te Al Nassr.
Ole Gunnar Solskjaer ishte trajneri i Djajve të Kuq që donte kthimin e CR7 nga Juventusi. Gjatë një interviste në podcastin Stick to Football, trajneri rrëfeu se gjërat nuk shkuan siç pritej dhe se mënyra e lojës e Ronaldos rrezikonte efektivitetin e sistemit të tij të lojës.
Solskjaer zbuloi: “Ne filluam menjëherë të mendonim se si të shtynim përpara, të bënim rregullime të vogla. Cristiano është i ndryshëm nga Martial, Greenëood dhe Rashford. Cavani ishte ai që vuajti më shumë kur mbërriti. Kur skuadra kishte topin, nuk kishte kishte problem, por në fazën e mosposedimit u detyruam të ndryshonim pak rolet me të cilat ishim mësuar”.
“Rikthimi i Cristiano Ronaldos pati komplikacionet e veta. Besoja se Greenwood, Rashford dhe Martial mund të mësonin prej tij, ai është më i disiplinuari dhe më i miri në botë. Kur mbërrita, klubi më tha që ta bëja të niste titullar për tri ndeshje dhe pastaj si zëvendësues në të katërtën, por ai është aq i pasionuar sa që kur e bëra nuk i pëlqeu, me pak fjalë, nuk shkoi mirë as për mua, as për atë, por ishte vendimi i duhur në atë moment për t’u përpjekur për ta rikthyer”.