Solomon lë Gjilanin dhe i bashkohet Dukagjinit
Theophilus Solomon është futbollisti më i ri i Dukagjinit.
Ka qenë vetë skuadra nga Klina që e ka prezantuar futbollistin i cili ka kohë që është pjesë e Superligës së Kosovës po edhe e Kategorisë Superiore në Shqipëri.
“Futbollisti nigerian, Theophilus Solomon vjen nga skuadra e Gjilanit ndersa ne superligë është paraqitur edhe me klubin e Ballkanit. Qendërsulmuesi Solomon ka mbi pesëdhjetë ndeshje ne futbollin Kroatë dhe të Shqipërisë me klubet e Sibenik, Istra dhe Partizani nga Tirana. Ai tek Gjilani ne nëntëmbëdhjetë paraqitje ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime”, ka njoftuar klubi klinas.
Dukagjini së fundmi luajti në garat evropiane, ku në Conference League u eliminua nga Rijeka.