Sofra e burrave!
Shkruan: Kimete BERISHA
- Bash qysh kanë qejf meshkujt, t’i shesin mend njëri-tjetrit, pa dëshmitare gra.
– Fytyra u qeshte nga gëzimi që hanin petulla pa pare.
– Kurti ka pranuar që në Darkën e Lamës të llaskuçojë vetëm pranë Pecit dhe shefit AKI-së, i cili dukej më petull se petulla që e hante Albini, si dhe me Shpejtim Bulliqin, i shkokëluar pas punësimit të vajzën së tij tek Peci.
– E kishin ftuar në sofër shefin e AKI-së për ta përçuar anembanë mesazhin se…
– ‘Ne e dimë çfarë bëni në çdo moment, kush jeni ju dhe çfarë fshehtësish keni, e ju nuk e dini kush jemi ne’.
- Veç në Kosovë shefi i AKI-së vullnetarisht përdoret nga politika si një hokatar me të cilin zbavitet kryeministri.
– Është dashur që as mos ta dimë se qysh duket ky beter!
- Pasi që ia mori Gërvallën dhe Pecin, Albini ia mori Vjosës edhe Darkën e Lamës.
– Të donte Zoti t’ia merrte edhe dy shtëpitë në lagjen e milionerëve!
– E Peci shkoi edhe më larg, ia mori Rugovës edhe xhemperin bojëgjake.
– Se, familja e Rugovës shkrihen pas çdokujt që u jep komplimente dhe pare.
– Mendimi iu falenderua familjarisht Kurtit për kujdesin ndaj rezidencës shtetërore (ku ata jetojnë privatisht), se tha që nga viti 2014 na ka pikuar shiu në tavan.
Allahile?
– E, a je mashkull ti?
Ne femra jemi edhe gjithë ditën bëjmë punë ‘të meshkujve’!
– Pse ti nuk e ke ndreq vet tavanin tënd, por ke pritur dhjetë vjet të vijë shteti të ta sjell një qeramidhe.
– Mbretëria e Rugovës po bëhet komike….
me trashëgimtarë që sillen si aristokratë, dhe nuse që shkarraviten dhe bëjnë poza në zyrën e Rugovës!
- Ministri i Bujqësisë është kapluar nga një eufori e paparë dhe prandaj ndodhet në qiellin e shtatë.
– Në fotografinë e dytë nga Darka e Lamës që e ka postuar Peci në Facebook-un e tij, shihet Peci që nga ngashërimi që ndodhet pranë kryeministrit, për pak e ka kap përdore kryeministtin, të cilin u mbyt duke e ‘lëmuar’ me fjalë….
dhe po i ‘vardiset’ politikisht, pa takt!
– Mund të përmbahet, nëse përqendrohet…pak meditim, lutje, ‘memento mori’…ka metoda spirituale që të zbresin në tokë!
- Që Vjosës ia bëjnë mirë, ia bëjnë.
Se ka kujtuar që vetëm ajo di të mashtrojë.
– Ta ftohin njerëzit, ta marrin Rugovën bashkë me xhemper, të mërdhijnë me mesele, ama zakonisht të mashtrojnë me butësi dhe me fjalë të mira.
- Nëse do të vinte puna deri aty sa të zgjedh mes Albinit dhe Vjosës, bëhem me Albinin, sepse ky së paku është munduar shumë ta marrë pushtetin, e ajo çdo gjë në jetë e ka arritur pa i dhënë zor, me hile dhe me thashetheme!
(Kur ne s’kishim pare të blenim maska gjatë pandemisë, ajo blinte tokë në lagjen e milionerëve).
P.S. Kur u pyet nga Albin Kurti, shefi i AKI-së nuk e kishte informatën se a është domatja pemë apo perime!