S’ndalet Reali, mposht edhe Barcelonën në ‘El Clasico’

S’ndalet Reali, mposht edhe Barcelonën në ‘El Clasico’

Real Madridi e ka fituar ‘El Clasico-n’ kundër Barcelonës, me rezultat 3-2, të dielën në ‘Bernabeu’, sfidë kjo e luajtur në kuadër të La Ligës.

Ballafaqimi mes dy rivalëve të përbetuar në Spanjë, ka dhuruar një superndeshje, me aksion të mira, raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Ishin katalonasit që hapen serinë e golave në këtë ndeshjes përmes Chirstensen (6’).

Nuk vonoi shumë dhe madrilenët u rikthyen në lojë më anë të Vinicius (18’), i cili shënoi gol nga pika e bardhë, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e lojës.

Edhe fraksioni i dytë, solli sfidë dramatike dhe tri gola të shënuara.

Serish Barcelona kalojë në avantazh me golin e Lopez (69’). Dhe vetëm katër minuta më vonë vjen sërish përgjigja e Realit përmes Vasquez, duke barazuar shifrat në 2-2, derisa Bellingham (90+1’), realizoi golin e fitores për Real Madridin, e cila tani pothuaj se e ka siguruar titullin e kampionit me 11 pikë më shumë së Barcelona.

Share This