
S’ndalet Laura Fazliu, kalon në gjysmëfinale
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu ka vazhduar me formën e mirë në turneun e xhudos në Linz të Austrisë.
Garuesja jonë e cila po garon në kategorinë deri 63 kilogramë, mundi sllovenen Leila Mazouzi me Ippon pas një hedhje të bukur pas vetëm 30 sekondave luftë.