S’ndalet Donjeta Sadiku, një fitore larg “Paris 2024”

S’ndalet Donjeta Sadiku, një fitore larg “Paris 2024”

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadiku fitoi edhe luftën e tretë në këtë turne të madh duke mundur gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike “Paris 2024”.

Share This