S’ndalet Barcelona, mund Girona-n

S’ndalet Barcelona, mund Girona-n

Barcelona ka siguruar një fitore të thellë 4-1 ndaj Girona në ndeshjen e Javës së njëzet e nëntë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e ka treguar dominimin që nga fillimi i ndeshjes.

Lopez ka qenë i pari që ka kërcënuar, por goditja e tij është bllokua nga mbrojtësit e Girona. Më pas, Robert Lewandowski ka tentuar një goditje nga distanca, por portieri i Girona, Paulo Gazzaniga, ka qenë në vendin e duhur për ta ndalur.

Barcelona ka vazhduar ta kontrollojë ndeshjen dhe, pas një goditjeje të Krejcí, topi është devijuar në rrjetë për të hapur rezultatin.

Pas pushimit, Girona ka befasuar, duke barazuar në minutat e para. Danjuma e ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes vendase dhe ka shënuar për 1-1.

Por, Barcelona ka reaguar menjëherë dhe, me një asistim të Gavi, Lewandowski e ka rikthyer epërsinë.

Lewandowski nuk është ndalur dhe pas një kundërsulmi të shpejtë ka shënuar edhe një herë.

Për të siguruar fitoren, Barcelona ka vazhduar sulmin dhe, vetëm katër minuta para përfundimit, Torres ka shënuar golin e katërt.

Me këtë fitore, Barcelona ruan pozitën e parë në tabelën e La Liga me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë, tri më shumë se Real Madrid që ndodhet në vendin e dytë. Nga ana tjetër ,Girona ndodhet në vendin e trembëdhjetë me tridhjetë e katër pikë.

 

Share This