
S’ndalet Barcelona, deklason Sevillan
Barcelona ka vazhduar me formën e mirë duke mundur në udhëtim Sevillan, me rezultat 1-4, të dielën në kuadër të La Ligës.
Katalonasit edhe në duel me Sevillan, u treguan ekip më i mirë në terren, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar katër gola.
Lewandowski (7’), Lopez (47’), Raphina (55’) dhe Garcia (89’) shënuan nga një gol për fitoren e Barcelonës, derisa golin e nderit për skuadrën nikoqire Vargas (8’).
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 48 pikë, vetëm dy sosh larg kryesuesit të tabelës, Real Madrid, kurse, Sevilla renditet është e 13-ta 28 pikë të tubuara.