S’ndalet Albion Rrahmani, gjen serish golin për Rapidin

S’ndalet Albion Rrahmani, gjen serish golin për Rapidin

Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit nuk ka të ndalur në Rumani, shkruan GazetaGOLI.com.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e golit.

Albion Rrahmani po vazhdon me formën e tij fantastike me Rapid Bukureshtin.

Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen kundër Otelul. Kosovari rrugën e golit e gjeti qysh në minutën e gjashtë për të kaluar Rapidin në epërsi prej 1-0.

Për ish-yllin e Ballkanit, ky është goli i tetë në elitën e futbollit rumun, derisa ai ka edhe dy asistime. /GazetaGOLI.com/

 

Share This