“Snajperi” Alban Meha nuk e harron zakonin, gol me goditje dënimi për t’i dhënë fitoren skuadrës
Alban Meha nuk e ka marrë rastësisht nofkën “snajperi”.
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare edhe pse tashmë luan në kategoritë më të ulëta të futbollit gjerman, nuk harron të tregojë herë pas here aftësitë e tij me goditje dënimi.
Kështu ka ndodhur edhe sot, në ndeshjen që Hesën Kasel, ku aktivizohet tashmë mesfushori, për t’i dhënë suksesin me shifrat 2-1 ndaj Stuttgart Kikers.
Skuadra e tij gjendej në disavantazh pas pjesës së parë të ndeshjes, por me fillimin e të dytës, ishte pikërisht mesfushori ai që ndryshoi fatin e takimit me një goditje dënimi spektakolare, duke kujtuar kohën kur gjëra të tilla i bënte edhe në Bundesligë.
Goli i barazimit ishte në minutën e 47 ndërsa në minutën e 53-të, erdhi edhe goli i 2-1 i shënuar po nga Meha, këtë herë me një penallti, për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij. /PS/