“S’na pyetën fare, më 2027 do të ishim gati”, Çeku reagon pas bashkëpunimit të Shqipërisë me Serbinë
Ministri i Sportit Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër lidhur me bashkëpunimin e Shqipërisë me Serbinë për të organizuar Kampionatin Evropian “Euro 2024” për grupmoshat U21.
Çeku në një intervistë për “Kosovapress” ka zbuluar se Shqipëria as s’është lodhur ta kontaktojë Kosovën para se ta arrijë marrëveshjen me Shqipërinë.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka për Nacionalen ditë më parë deklaroi se “Kosova s’i plotësonte kriteret”, por Çeku iu është përgjigjur se konstatimi s’është në rregull.
“Sa herë Kosova tenton të organizojë një ngjarje ndërkombëtare, adresa jonë e parë është Shqipëria, këtë e kemi treguar edhe në Lojërat Mesdhetare dhe jo vetëm dje të jemi shumë të hapur tani, për Lojërat Mesdhetare ne kishim nevojë për një shtet partner që kishte dalje në det dhe teknikisht kishte edhe opsione të tjera, por ne asnjëherë nuk kemi menduar për to, për ne Shqipëria ka qenë partner i natyrshëm, prandaj kemi shkuar vet dhe kemi insistuar që Shqipëria të jetë partneri i Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Të paktën i njëjti komunikim nuk ka ndodhur në rastin e aplikimit për U21 në futbollit e vitit 2027 nga ana e Shqipërisë”.
“Ne vetëm kuptuam lajmin kur u bë publike kandidatura formale dhe kishte një lloj konstatimi për mua pak të çuditshëm nga ana e Shqipërisë, një lloj konstatimi pa konsultim paraprak se ne nuk i plotësojmë kushtet. Nëse flasim për vitin 2027 ne deri atëherë do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme për lojë dhe këtë po e them dhe këtë po e them me dinamikën e lojërave që po zhvillohen tani, është analizë e bazuar e nuk është premtim elektoral. Dinamika e punëve në teren si po zhvillohen dhe afatet e përmbylljes na tregojnë që brenda dy viteve ne do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme dhe besoj që me këtë, ne do ta kishim plotësuar edhe kushtin e nevojshëm minimal për të qenë bashkë-organizatore e këtyre lojërave”.