Slot takohet me Florian Wirtz, Liverpool afër yllit gjerman

Slot takohet me Florian Wirtz, Liverpool afër yllit gjerman

Ylli gjerman i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz duket së është afër transferimit tek gjiganti anglez, Liverpool.

Trajneri i kampionëve të Anglisë, Arne Slot, ka zhvilluar një takim ballë për ballë me talentin gjerman Florian Wirtz.

Sipas “BILD”, takimi mes Slot dhe Wirtz është pak ditë më herët, pasi Bayer Leverkusen i kishte dhënë dritën jeshile lojtarit për të biseduar me Liverpool dhe Bayern Munich.

Në Merseyside, 22-vjeçari u takua me trajnerin holandez, i cili e la shumë të impresionuar me pasionin e tij për klubin dhe tifozët, si dhe me rolin që kishte planifikuar për të në skuadër.

Megjithatë, në garë është futur fuqishëm edhe Real Madrid, që këtë javë ka bërë lëvizjet e para për të siguruar shërbimet e Wirtz, veçanërisht pas emërimit të ish-trajnerit të tij, Xabi Alonso, në krye të klubit spanjoll.

Leverkusen siç raportohet, po kërkon 150 milionë euro për kartonin e Wirtz, ndërsa Real Madrid dëshiron ta mbyllë transferimin sa më parë, për ta pasur lojtarin gati në Kampionatin Botëror për Klube që zhvillohet muajin tjetër.

Pavarësisht interesimit nga Madridi, Liverpool mbetet favorit, falë qasjes personale të Arne Slot dhe planeve konkrete që i janë prezantuar Wirtz në takimin e tyre.

Share This