
Slot: I zhgënjyer nga Alexander Arnold, por do vijë një tjetër lojtar i mirë
Trent Alexander-Arnold njoftoi të hënën se do largohet nga Liverpuli, klubi ku u rrit dhe debutoi si profesionist në vitin 2016. Mbrojtësi anglez me shumë gjasa do të kalojë te Real Madridi, me të cilin është në bisedime prej disa kohësh.
Ndërsa “të kuqtë” tashmë zyrtarisht kampionë të Anglisë, po përgatiten për t’u përballur me Arsenalin, Arne Slot ka shprehur trishtimin e tij, por mbetet i sigurt për të ardhmen:
“Unë mendoj se, si të gjithë ata që e duan Liverpulin dhe janë tifozë të kësaj skuadre, jam i zhgënjyer nga largimi i Alexander-Arnold, sepse ai nuk është vetëm një person i mirë që largohet nga klubi, por edhe një mbrojtës shumë, shumë i mirë.
Nga eksperienca ime mund të them se kur largohet një lojtar vërtet i mirë, zakonisht në një klub të madh vjen një lojtar tjetër po aq i mirë dhe kjo ndoshta do të ndodhë edhe këtë herë”, tha trajneri holandez në konferencën për shtyp.