Sllovaki: Mijëra mjekë japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Sllovaki: Mijëra mjekë japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.

Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë, shkruan Rel.

Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.

Paraardhësja e Shashkos, Zuzana Dolinkova ka dhënë dorëheqje në fillim të tetorit, duke thënë se Qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta mbështetur në forcim të sistemit shëndetësor.

Share This