Skuadrat elitare rikthehen në aksion me kryederbin Drita-Llapi
Skuadrat elitare të vendit tonë, vikendin që po vjen rikthehen në aksion me ndeshjet e para të sezonit 2023/24.
Edicioni i ri do të starton të shtunën pasdite me dy ndeshjet e para të kampionatit të ri në Superligë, sezon ky që pritet të sjellë duel dramatike në tri frontet; titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën.
Prishtina – Feronikeli 74 dhe Dukagjini – Malisheva, janë dy sfidat e parë të këtij sezoni që luhen të shtunën pasdite, derisa ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Gjilani, është shtyrë.
Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të javës së parë, ku do të përballen Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi, kjo e fundit është edhe derbi i xhiros së parë.
Superliga/Xhiroja e Parë
Të shtunën
Prishtina – Feronikeli 74
Dukagjini – Malisheva
Të dielën takohen:
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Fushë Kosova – Gjilani (është shtyrë)
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00