Skema se si u qëllua Donald Trump, atentatori ishte pozicionuar rreth 200m larg tij

Skema se si u qëllua Donald Trump, atentatori ishte pozicionuar rreth 200m larg tij

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë, është bërë subjekt i një atentati gjatë një mitingu zgjedhor mbajtur në Batler të Pensilvanisë.

Trump u plagos në veshin e djathtë, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga sulmi ka humbur jetën një nga qytetarët që merrnin pjesë në tubim dhe janë plagosur dy të tjerë, ndërkohë që agresori është qëlluar për vdekje nga shërbimi sekret.

RTSH ka rindërtuar skemën e atentati ndaj Donald Trump, një ngjarje e rëndë për demokracinë në SHBA, ku figura të njohura fajësojnë polarizimin e rritur ndjeshëm në vend që ka nxitur episode të tilla.

Share This