Skandaloze: Përdhoset emblema e UÇK-së në Ministrinë e Drejtësisë, vendoset mbi shole

Skandaloze: Përdhoset emblema e UÇK-së në Ministrinë e Drejtësisë, vendoset mbi shole

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar në “Facebook” pamje skandaloze, që sipas tij, tregojnë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vendosur mbi një shole në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë.

Mehmetaj ka thënë se pamja është në katin ku ndodhet zyra e kabinetit të ministries.

“Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së. Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor. Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës. Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Share This