Skandali në federatën spanjolle, në rrezik Kupa e Botës 2030
Kupa e Botës 2030 që Spanja do të organizojë bashkë me Marokun dhe Portugalinë është tashmë në rrezik pas operacionit policor me kontrolle dhe 7 arrestime në selinë e Federatës së Futbollit, mes të cilëve drejtues të organit.
Këtë e raportojnë mediat spanjolle, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024.
Dhe “RFEF do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan “20 Minutos”.
Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, sipas një komunikimi dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia “Efe”.