S’ka gola në sfidën Mallorca-Real Sociedad

S’ka gola në sfidën Mallorca-Real Sociedad

Pa gola është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit ndërmjet Mallorcas dhe Real Sociedadit, ndeshje kjo e zhvilluar të martën mbrëma.

Dueli mes Mallorcas dhe Sociedadit, nuk ka prodhuar lojë edhe aq të mirë, megjithëse, të dy skuadrat provuan vazhdimisht që të gjenin rrugën e golit.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre, megjithatë, asnjëra skuadër nuk ia doli që të paktën një herë të çoj topin në rrjetë.

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi është aktivizuar në lojë në minutën e 66-të, por as ylli dardan nuk ia doli që të gjejë rrugën e golit.

Finalisti do të përcaktohet në sfidën kthyese që luhet në terrenin e Sociedadit.

Share This