S’ka gola në ‘San Siro’, Leipzig e nis me fitore
Milani nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola kundër Newcastle.
“Rossonerët’ dhe skuadra angleze u përballen në ‘San Siro’, të martën në ndeshjen e parë të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Milanistët shfaqen lojë më të mirë, dominuan ndeshjen, sidomos në pjesën e parë, megjithatë, assesi skuadra e Stefano Piolit nuk ia doli që të paktën një herë ta çoj topin në rrjetë.
Newcastle mençur ia doli që të shkëpusë një pikë nga ky udhëtim, edhe pse në finish të kësaj sfidë skuadra mike farë lehtë ka mundur të gjejë golin e fitore.
Përfundimisht Milan dhe Newcastle ndajnë pikët në duelin e parë të Grupit F në ligën më të fortë evropiane, Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, Leipzig e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane e mposhti në udhëtim Young Boys, me rezultat 1-3. Simakan (3’), Schalger (73’) dhe Sesko (90+2’), shënuan nga një gol për fitoren e Leipzig, derisa golin e nderit për skuadrën zvicerane e realizoi Elia (33’).