S’ka gola në ‘Rexhep Rexhepi’, Gjilani mposht Fushë Kosovën

S’ka gola në ‘Rexhep Rexhepi’, Gjilani mposht Fushë Kosovën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli ’74 dhe Prishtina luajtën baras pa gola në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, në një sfidë interesante, edhe pse rrjetat heshtën në këtë duel.

Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e katërta me 13 pikë, derisa Nikli ka tri pikë më pak në pozitën e shtatë.

Gjilani ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme duke mundur Fushë Kosovën, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjilan.

Kushtrim Shabani në minutën e 67-të shënoi golin e fitores për gjilanasit, të cilët tani kanë 11 pikë dhe ngjitën në vendin e gjashtë, kurse, Fushë Kosova mbetet e fundit më vetëm pesë pikë të tubuara.

Share This