S’ka gola në ‘Fadil Vokrri’, Ferizaj e mposht Gjilanin

S’ka gola në ‘Fadil Vokrri’, Ferizaj e mposht Gjilanin

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Malishevës, ndërsa në ndeshjen tjetër Ferizaj e mposhti Gjilanin me rezultat 3:1.

Këto përballje janë në kuadër të xhiros së 18-të, java e fundit e sezonit dimëror.

Kryeqytetasit nuk arritën të shënon fitore në shtëpinë e tyre, për t’u afruar me kreun e tabelës dhe tani rrezikojnë ta humbasin edhe vendin e katërt.

90 minuta përfunduan pa gola, pa pasur diçka për të cekur në këtë takim.

Malisheva e mbyll sezonin dimëror me 30 pikë në vendin e tretë, ndërsa Prishtina ka 27 pikë në vendin e katërt.

Përballja tjetër kishte plotë katër gola.

Ferizaj shënoi fitore 3:1 ndaj Gjilanit.

Vetëm pesë minuta të lojës i mjaftuan vendasëve për të kaluar në epërsi me golin e Marko Musolin.

Gjilani barazoi shifrat në minutën e 37-të, kur Edi Basa u tregua i saktë nga penalltia.

Epërsinë e Ferizajt e riktheu Enhar Cakolli në minutën e 39-të, i asistuar nga Musolin.

Me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë.

Gjilani ishte i pafuqishëm për të ndryshuar gjërat në pjesën e dytë, ndërsa Ferizaji shënoi edhe një herë.

Kësaj radhe, për rezultatin përfundimtar 3:1 shënoi Erion Sadriu, me Albion Kurtajn që ishte në rolin e asistuesit.

Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 20 pikëve dhe ngjitet në vendin e tetë, duke çuar Llapin në vendin e nëntë. Në anën tjetër, Gjilani e mbyll në vendin e gjashtë me 21 pikë të grumbulluara, shkruan naconale.

Dy ndeshjet e fundit të pjesës dimërore të kampionatit zhvillohen nesër.

Drita e pret Feronikelin 74, ndërsa Suhareka përballet me Ballkanin në derbin e qytetit.

Share This