S’ka gola në derbin italian Lazio-Napoli

S’ka gola në derbin italian Lazio-Napoli

Derbi kësaj fundjavë në Serie A mes Lazios dhe Napolit, është mbyllur pa gola.

“Lacialët” dhe kampionët në fuqi të Italisë, kanë ndarë pikët në sfidën e luajtur në kryeqytetin italian.

Përballja mes Lazios dhe Napolit, ka dhuruar një ndeshje interesante, edhe pse ky ballafaqim nuk prodhoi asnjë gol.

Në radhët e “napolitanëve” si gjithnjë titullar ishte edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Lazio zë vendin e gjashtë me 34 pikë, dy më shumë së Napoli që është e nënta.

Share This