
S’ka fitues në Suharekë, Llapi ndal Dritën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Prishtinë në derbin e kësaj fundjavë kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në Suharekë.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në futbollin tonë, ka prodhuar një duel interesant.
Sunday Adetuyni në minutën e 83-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi kamponin në fuqi të Kosovës, derisa prishtinasve një pikë nga ky udhëtim ia siguroi Yakubu në minutën e 90+1’.
Ballkani tani ka 40 pikë në pozitën e dytë, dhjetë me pak se kryesuesi i tabelës, Drita, kurse, Prishtina ka 31 sosh në pozitën e pestë.
Ndërkohë, Llapi e ka ndalur Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, të shtunën në ‘Zahir Pajaziti’.
Llapjanët ia dolën që të ndalin serinë pozitive të liderit të tabelës.
Golin e fitores për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi Ardit Tahiri në minutën e 17-të pas asistimit të Banjamin Eminit.
Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në vendin e shatë me 26 pikë aq sa ka edhe Suhareka, kurse, Drita kryeson tabelën me 50 sosh.