S’ka fitues në kryesfidën angleze

S’ka fitues në kryesfidën angleze

Kryesfida e javës së parë në Premier League mes Chelsea-s dhe Liverpool-it është mbyllur baras 1-1, të dielën në “Stamford Bridge”.

Përballja e rivalëve të mëdhenj në tokën angleze, ka dhuruar një sfidë interesante, me raste të shumta dhe katër gola të shënuar, dy të anuluar nga VAR-i.

Te besuarit e Jurgen Klopp përmes Diaz (18’), zhbllokuan ndeshjen, por nuk ka vonuar shumë dhe skuadra e Pochettinos u rikthye në lojë me golin e Disasi (37’).

Lojë dinamike është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Të dy skuadrat krijuan disa raste të mira, por që pamundur ta çojnë topin në rrjetë.

Kështu londinezët dhe ‘The Reds’ ndanë pikët në përballjen e parë mes tyre në këtë sezon të garave.

Share This