s’ka fitues në kryederbin anglez
Chelsea e Arsenali kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Premierligë.
Si “Blutë” ashtu edhe “Topçinjtë” zhvilluan një paraqitje mjaftë të barabartë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Arsenali fillimisht kaloi në epërsi përmes Kai Havertz, mirëpo që reagoi VAR-i për ta anuluar si shkak i pozitës jashtë loje.
Pas kësaj, Chelsea kishte disa mundësi shënimi me anë të Noni Madueke, i cili goditi edhe traversën por larg finalizimit.
Ishte Gabriel Martinelli që e zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga afërsia pas një asistimi mahnitës të Martin Odegaardit (60’).
Sidoqoftë, vetëm 10 minuta më vonë Pedro Neto me një eurogol nga distanca e barazoi rezultatin (70’).
Chelsea në fakt shënoi sërish përmes Nicolas Jackson, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, Chelsea tani zë pozitën e tretë me 19 pikë, aq sa ka edhe Arsenali një vend më poshtë.