S’ka fitues në “Emiratës”, Liverpool-i mposht West Hami-n
Arsenali dhe Tottenhami kanë ndarë pikët në derbin e kësaj fundjave në Premier League, duke luajtur baras 2-2, në ndeshjen e luajtur në “Emiratës”.
“Topçinjtë” dy herë ishin në epërsi falë autogolit të Romero (26’) dhe golit të Saka (54’ nga penalltia), megjithatë, ‘Spurs’ ia dolën që nga kjo sfidë e vështirë të shkëpusin me dygolëshin e S.Heung-min (42’, 55’).
Arsenal renditet në vendin e pestë me 14 pikë, aq sa ka edhe Tottenham.
Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Liverpool që në ‘Anfield’ mposhtën West Hami, me rezultat 3-1. Salah (16’ pen), Nunez (60’) dhe Jota (85’), shënuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, derisa për skuadrën mike golin e vetëm e realizoi Bowen (42’).
Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në pozitën e dytë me 16 pikë, dy me pak se lideri Man City, kurse, West Hami është e shtata me 10 sosh.