S’ka fitues në derbin e madh italian

S’ka fitues në derbin e madh italian

AS Roma dhe Juventusi kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në kryederbin e kësaj fundjavë në elitën e futbollit italian.

Dueli mes ‘romakëve’ dhe torinezëve, ka sjellë një sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.

Ishte ‘Zonja e Vjetër’ që përmes Locatelli (40’), kalojë në epërsi prej 1-0, derisa Romës një pikë ia siguroi Shomurodov (49’).

Deri në fund të kësaj ndeshje, të dy skuadrat patën mundësitë e tyre, megjithatë, ky ballafaqim u mbyll baras 1-1, sfidë e luajtur në ‘Olimpico’ të Romës.

Pas këtij barazimi Juventusi shkon në kuotën e 56 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Roma tani ka 53 sosh dhe renditet e shtata.

Share This