S’ka fitues në “BayArena”, Dortmund i “rrëmben” 1 pikë “aspirinave” të Leverkusen
Është mbyllur pa fitues përballja në “BayArena”, ku “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë, “aspirinave” të Bayer Leverkusen, në përballjen tejet të vështirë, të javës së 13-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Të parët, që gjetën rrugën e avantazhit ishin “verdhezinjtë” e Edin Terzic, teksa arritën që të zhbllokon sfidën, që në minutën e 5’-të, ku pas një aksion fantastik të skuadrës së Dortmund, anësori norvegjez, Julian Ryerson çon topin në rrjetën e Hradecky, për të nisur festën e të tijve, mirëpo festa për pak u ndërpre, në minutën e 45+2’-të, ku “fantazisti”, Florian Wirtz dërgon topin në rrjetën e Kobel, por pas një rishikimi të aksionit, me sistemin “VAR”, goli rezultoi i pavlefshëm.
Në pjesën e dytë ka ardhur dhe kundërpërgjigja e “aspirinave”, përgjigje e cila vonoi jo pak, teksa erdhi në minutën e 79’-të, ku pas një asistimi fantastik, të Patrick Schik, topi përfundon në këmbët e Boniface, me “bomberin” nigerian, i cili dërgon me një goditje potente sferën në rrjetë, për të shpëtuar 1 pikë, si dhe ecurinë fantastike të këtij sezoni, ku deri më tani nuk kanë regjistruar asnjë humbje.
Përsa i përket renditjes, “aspirinat” mbetin në vendin e parë të tabelës, me plot 35 pikë, 3 më shumë se Bayern Munich i vendit të 2-të, me këta të fundit, që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se skuadra e Xabi Alonso, ndërsa “verdhezinjtë” e Dortmund mbesin në vendin e 5-të të tabelës, me 25 pikë, 1 më pak se Leipzig i vendit të 4-t.