S’ka befasi, Trepça mposht Istogun

S’ka befasi, Trepça mposht Istogun

Një paraqitje e jashtëzakonshme nga Trepça ka çuar në një fitore të thellë ndaj Istogut me rezultatin 140:48 (31:9, 44:12, 41:11, 24:16) në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës në basketboll.

Shtatë lojtarë të Trepçës kanë shënuar pikë dyshifrore, duke përfshirë Devonte Upson, i cili ka arritur indeksin më të lartë me 37, duke shënuar 23 pikë, duke marrë nëntë kërcime dhe duke krijuar katër asistime.

Në anën tjetër, Donat Rexhepi ka qenë lojtari më i mirë i Istogut, duke shënuar 18 pikë dhe duke bërë tetë kërcime.

Trepça qëndron në krye të renditjes në Superligën e Kosovës me 20 fitore dhe dy humbje, ndërsa Istogu vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me një fitore dhe 21 humbje.

Share This