Situata në Champions, ndizet “lufta” për “Top 8”

Situata në Champions, ndizet “lufta” për “Top 8”

Kanë përfunduar ndeshjet e turit të 6-të të fazës së ligës në Champions League. Liverpuli dhe Barcelona janë dy skuadrat e vetme, që kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën tjetër të turneut (mbetet për tu përcaktuar nëse kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ve të finales apo përmes Play Off-it).

Gjithashtu janë mësuar edhe emrat e tre skuadrave që eliminohen matematikisht nga ky edicion i kompeticionit më të rëndësishëm europain për klube. Leipzig, Slovan Bratislava dhe Young Boys do të mbyllin në fazën e Ligës rrugëtimin e tyre në Champions.

Ky është sezoni i parë i Champions League në formatin e ri të fazës së ligës. Tetë më të mirat në renditje kalojnë direkt në raundin e 1/8-ve të finales; skuadrat që do të përfundojnë nga e nënta në të 24-tën do të garojnë në fazën e eliminimit në Play-Off, me fituesit që plotësojnë 16 skuadrat më të mira të turneut.

Bayerni, Milani dhe Juventusi i afrohen tetëshes së parë pas sukseseve në këtë javë të 6-të. “Lufta” për një vend në “Top 8” është më e fortë se kurrë, pasi disa nga superfuqitë e kontinentit (Real Madrid, Manchester City, PSG, Dortmund, Bayern, Milan) aktualisht janë jashtë kësaj zone.

Share This