Sirena angleze për Conten, Chelsea synon rikthimin e italianit në Londër

Sirena angleze për Conten, Chelsea synon rikthimin e italianit në Londër

Italia thirri, por jo aq shumë. Antonio Conte pret me qetësi të kuptojë se cili është destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij.

Fakti është se rikthimi i ish-trajnerit në Serinë A nuk është edhe aq i sigurt. “La Repubblica”, shkruan ditët e fundit, Chelsea, skuadra e tij e vjetër, është rikthyer fuqishëm te trajneri italian, me Todd Boehly, i cili do të ishte i gatshëm që ta mbulonte me ar.

Alternativa italiane quhet Napoli, por Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte kërkuar që në janar, ende nuk e ka bindur ish-trajnerin e Tottenham. Dhe më pas Londra dhe Chelsea bëhen sërish një zgjidhje e mundshme.

E sigurt është se perspektivat janë objektivisht të ndryshme: në Premier League, Conte do të vazhdonte të fitonte shuma të çmendura dhe do të kishte në dispozicion lumenj parash për një merkato yjore.

Share This