Sipas statistikave, Shaqiri po e kalon edicionin më të mirë në karrierë

Sipas statistikave, Shaqiri po e kalon edicionin më të mirë në karrierë

Nëse për bazë merren statistikat, Xherdan Shaqiri (33) po e kalon edicionin më të mirë në karrierë.

Me kontribut në 23 gola në ndeshjet kampionale dhe për kupë, kapiteni i Baselit ka kaluar të gjitha rekordet që i kishte në Gjermani, Angli e SHBA. Por kthimi te Baseli nuk ishte vendim i duhur vetëm për Shaqirin. Kthimi i tij është bekim edhe për Baselin.

Pas një edicioni të vështirë dhe plotësisht të pasuksesshëm, Baseli më në fund sërish po lufton për titull.

Kjo është kryesisht falë Shaqirit. Asnjë ekip në Superligën e Zvicrës nuk është i varur nga paraqitja e një lojtari sa Baseli. Nëse Shaqiri shënon apo asiston, Baseli thuajse gjithnjë fiton. Lideri i Superligës ka mesatare prej 2,42 pikë për ndeshje, kur Shaqiri është i përfshirë në realizimin e golit.

Nëse Shaqiri nuk realizon apo nuk asiston, mesatarja e Shaqirit është shumë më e ulët. Në tetë ndeshje kampionale, Shaqiri ka dështuar të shënojë gol apo të asistojë. Dhe Baseli ka fituar vetëm një prej këtyre ndeshjeve. Në tetorin e kaluar e mposhti St. Gallenin 2:1, falë golit të minutës së fundit nga Kevin Carlos. Pa kontributin e Shaqirit me gola apo asistime, Baseli fiton 0,75 pikë për ndeshje.

Por para fazës vendimtare të kampionatit, lojtari me 125 paraqitje për Zvicrën po vuan nga telashet shëndetësore për herë të parë. Fundjavën e kaluar Shaqiri kapi me duar kofshën e këmbës disa herë në ndeshjen ndaj Sionit. Trajneri Fabio Celestini e largoi nga fusha pas një ore lojë.

“Kështu u morëm vesh paraprakisht”, tha më pas trajneri i Baselit. Kjo skuadër i kishte tri ndeshje brenda tetë ditëve.

Por sa serioze janë ankesat e Shaqirit? Të enjten në mëngjes, lojtari ofenziv e la fushën herët gjatë një ndeshjeje stërvitore. Por vetëm disa minuta më pas, Shaqiri filloi stërvitjen sërish. Pushimi i shkurtër ishte për të kontrolluar ngarkesën.

Kjo është njëra prej arsyeve kryesore pse Shaqiri nuk ka munguar asnjë ndeshje këtë edicion për shkak të lëndimeve. Këtë nuk e kishte arritur që nga ditët e para të karrierës, kur ishte po ashtu në Baseli.

Stafi i trajnerëve të Baselit e kthyen në vjeshtë gradualisht në formë Shaqirin. Pikërisht kjo, që Shaqiri të jetë pa lëndime, i duhet Baselit nëse dëshiron ta fitojë titullin e parë të kampionit të Zvicrës që nga viti 2017. Prej kthimit te Baseli, Shaqiri i ka 11 gola e 12 asistime në 25 paraqitje.

Share This