Sinner- Fritz finalja e madhe e US Open

Sinner- Fritz finalja e madhe e US Open

Jannik Sinner është italiani i parë në histori që do të luajë në finalen e US Open.

Pasi eliminoi Daniil Medvedev në çerekfinale, numri një i botës mundi edhe Jack Draper në tre sete (7-5, 7-6, 6-2) gjysmëfinale, duke u kualifikuar në fazën finale të turneut pas një beteje që zgjati 3 orë.

Në finale Sinner do të përballet me Taylor Fritz. 26-vjeçari nga San Diego, numri 12 në botë, fitoi derbin amerikan ndaj Frances Tiafoe, në një sfidë me 5 setem 3-2 (4-6, 7-5, 4-6, 6-4, 6-1) që zgjati 3 orë e 21 minuta.

Finalja e madhe e US Open, Grand Slamit të fundit të vitit 2024 do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20:00 në “Arthur Ashe Stadium”.

Share This