Sindikalistët e `Pastrimit` po e vazhdojnë grevën

Sindikalistët e `Pastrimit` po e vazhdojnë grevën

Punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” po e vazhdojnë grevën përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave, raporton rtk.

“Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon!”, ka shkruar ai.

Share This