Simeone vlerëson Interin: Rival shumë i fortë, vështirë ndaj tyre

Simeone vlerëson Interin: Rival shumë i fortë, vështirë ndaj tyre

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, vlerësoi në maksimum Interit, kur u pyet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që “Los Colchoneros” do luajnë ndaj zikaltërve, në mesjavë.

“Të martën përballemi me një rival shumë të fortë, një nga më të mirët në Evropë, ata kanë arritur në finalen e Champions League dhe po bëjnë shumë mirë në kampionatin italian. Ata fituan Superkupën, humbën vetëm një ndeshje, luajnë në mënyrë të thjeshtë por me shumë forcë dhe kanë një identitet të dhënë nga trajneri i tyre, i cili u dha energjinë që duket, do të jetë një ndeshje e vështirë. Më pëlqen gjithçka tek Interi, karakteri që kanë si ekip, shpejtësia e mesfushorëve dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë Simeone.

Share This