Simeone vlerëson Borussia-n: Merituan gjysmëfinalen, e dëshironin më shumë se ne
Në fund të ndeshjes trajneri i Atletico Madrid u paraqit i “dorëzuar” përpara gazetarëve.
Humbja 4-2 në Gjermani nuk i dha shumë alibi argjentinasit, i cili vlerësoi ekipin gjerman duke pranuar se u kualifikua me meritë.
“Ndeshja nuk shkoi siç dëshironim. Patëm raste, por Borussia shënoi golat. Kur barazuam 2-2 merita e ekipit rival ishte se ngulmoi më shumë se ne. Dëshironte më shumë se ne këtë kualifikim”, tha Simeone.
Mes të tjerash trajneri vlerësoi edhe të besuarit e tij. “Me këtë nuk dua të them se lojtarët e mi nuk dëshironin të kalonin më tej. Ne kemi ardhur deri këtu duke dhënë maksimumin”, tha “Çolo” Simeone.